BallinaLajmeKaq qindra euro shpenzuan deputetët vetëm për tre muaj (Dokument)

Kaq qindra euro shpenzuan deputetët vetëm për tre muaj (Dokument)

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë vs Turqi ose Rumani

Federata e Futnbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

Deputetët e Kosovës njihen për luksin e tyre në dreka e udhëtime zyrtare. Kështu tregon raporti financiar i Kuvendit për tremujorin e parë të këtij viti.

134 mijë e 696 euro, janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për udhëtimet e deputetëve brenda e jashtë vendit. 29 mijë e 218 euro, deputetët kanë investuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Derisa, 13 mijë e 540 euro për udhëtimet brenda vendit.

Mëditjet e tyre, kapin vlerën e 33 mijë e 332 euro. Ndërsa, 8 mijë e 422 euro për shpenzimet tjera të udhëtimit jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Në dreka zyrtare të shtruara, deputetët kanë shpenzuar jo më pak se 47 mijë e 658 euro. Veturat e mbushura me karburante, u kanë kushtuar 13 mijë e 679 euro.

Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, për pagat dhe mëditjet e deputetëve janë shpenzuar 1 milion e 458 mijë e 524 euro.

Kujtojmë se këto shuma janë shpenzuar vetëm për tre muaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz