BallinaRegjionaleDrenasKaq e dënoi gjykata profesorin e përfshirë në rastin e 16-vjeçares në...

Kaq e dënoi gjykata profesorin e përfshirë në rastin e 16-vjeçares në Drenas

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Shkëlzen Xhekaj, profesori që keqpërdoroi seksualisht 16-vjeçaren nga Drenasi, është dënuar me katër vite e gjashtë muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Gjykata nëpërmjet një njoftimi për media.

“I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Vesel Veseli, poashtu u dënua me katër vite burg.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz