BallinaSportKapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, por edhe për finalen e Play-Off-it kundër Turqisë.

Megjithatë, mbrojtësi i Napolit ka marrë leje nga klubi i tij dhe pritet të udhëtojë drejt Prishtinës për t’u qëndruar pranë shokëve të ekipit kombëtar.

Sipas raportimeve të TuttoNapoli, Rrahmani, i cili është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor, do t’u bashkohet bashkëlojtarëve të tij të martën për t’i mbështetur nga stadiumi.

Rrahmani, kapiten i Kosovës, po kalon fazat përfundimtare të rehabilitimit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Romës. Ai pritet të kthehet në fushë në mes të prillit, duke ofruar një lajm pozitiv për trajnerin Antonio Conte, i cili do të mund të mbështetet te qendërmbrojtësi kosovar gjatë javëve vendimtare të garës për Serie A.

Prania e Rrahmanit në Prishtinë pritet të jetë një motivim i madh për ekipin kombëtar të Kosovës, duke ofruar mbështetje morale në prag të finales vendimtare ndaj Turqisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz