back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportKapiteni i Feronikelit: Është titulli më special, e merituam

Kapiteni i Feronikelit: Është titulli më special, e merituam

Të ngjajshme

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa...

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Lapidar Lladrovci, kapiteni i Feronikelit, është shprehur tejet i lumtur për titullin.

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposht FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.

Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

“Për mua është titulli më special. Ka qenë sezon shumë i vështirë, si ne si Prishtina ka mundur të fitojë titullin. Por, ne ishim shumë të mirë dhe me meritë në fund e fituam titullin”, tha Lladrovci.

“Ky titull shkon për të gjithë, trajnerët, tifozët, lojtarët, presidentin që ka bërë gjithçka për të arritur këtu ku jemi”. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz