Pas dhjetë vitesh, Premier League angleze i ka dhënë fund bashkëpunimit me Stonewall dhe fushatës së saj “Rainbow Laces”.
Kjo do të thotë që kapitenët e Premier League nuk do ta mbajnë më shiritin e krahut me ngjyrat e ylberit gjatë sezonit të ardhshëm
Në vend të kësaj, Premier League, e cila thotë se dëshiron të “mbështetet në ekspertizën e saj të brendshme “, do të propozonte një fushatë të brendshme, duke filluar në shkurt, gjatë Muajit të Historisë LGBTQ+. Objektivi do të mbetej i njëjtë: të luftoheshin të gjitha format e diskriminimit.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, shiriti i krahut me ngjyrat e ylberit ka qenë objekt debatesh të shumta. Për shembull, sezonin e kaluar, kapiteni i Ipswich, Sam Morsy, refuzoi ta mbante atë për arsye fetare , dhe disa ditë më vonë, mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guéhi shkroi Jezusi të do” në shiritin e krahut, edhe pse Shoqata Angleze e Futbollit ndalon çdo mesazh fetar