back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeKapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Të ngjajshme

Tre grupe njerëzish që kanë nevojë veçanërisht për vitaminë D

Vitamina D, e njohur edhe si “vitamina e diellit”,...

Skuadrat shqiptare sonte në aksion, synojnë play-offin e garave të UEFA-s

Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë...

Behrami: Donika Gervalla ia bëri terrenin e gatshëm Serbisë

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan...

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit...

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi u kap në momentin që po përpiqej të kryente një vjedhje në një restorant në zonën ‘Casal de’ Pazzi’.

Ngjarja ndodhi pasi alarmi i lokalit, i lidhur me sistemin e sigurisë së policisë, u aktivizua dhe njoftoi menjëherë forcat e rendit

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konstatuan një person brenda ambientit që po tentonte të hapte arkën për të marrë paratë. Ai kishte hyrë nga dera e pasme, të cilën e kishte dëmtuar për të siguruar akses. Pranë hyrjes, u gjet edhe një karrocë dore e mbushur me shishe vere dhe pije të tjera alkoolike, që dyshohet se ishin përgatitur për t’u vjedhur.

I dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi masa e arrestit u konfirmua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë./euronews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz