BallinaLajmeKapen produkte kozmetike dhe farmaceutike në Vërmicë, ishin të padeklaruara

Kapen produkte kozmetike dhe farmaceutike në Vërmicë, ishin të padeklaruara

Të ngjajshme

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Mjeshtër i gjuajtjeve të lira, Szoboszlai realizon edhe ndaj Tottenhamit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet...

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar në Vermicë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet ku kanë kapur disa produkte kozmetike dhe estetike të padeklaruara.

Shuma totale e mallrave arrin vlerën prej rreth 3 mijë e 300 euro.

Bëhët e ditur se në momentin e ndalimit, personi kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, të ndara në disa pako pa fatura dhe dokumentacion përkatës.

Mallrat e padeklaruara përfshijnë: Kremra për kujdes të lëkurës, serume, peeling dhe tonera, solucione për trajtime dermo-estetik, filler për buzë dhe fytyrë, pajisje për microneedling dhe derma roller, vitamina dhe suplemente (Vitamin D3, Devit, Feroven), solucione injektuese të ndryshme dhe produkte për trajtim të flokëve.

Ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz