back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeKaos nga zjarri te Syri i Kaltër në jug të Shqipërisë, evakuohen...

Kaos nga zjarri te Syri i Kaltër në jug të Shqipërisë, evakuohen turistët

Të ngjajshme

Donnarumma lihet jashtë skuadrës së PSG-së për Superkupën e UEFA-s

Paris Saint-Germain e ka lënë  Gianluigi Donnarumman jashtë skuadrës...

Aksident zingjiror në Komoran, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në Sarandë në jug të Shqipërisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur.

Lapsi.al shkruan se burime të besueshme kanë bërë të ditur se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.

Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.

Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.

- Advertisement -

Të Fundit