Kaos i vërtet po shkaktohet në qytetin e Prishtinës dy ditëve të fundit.
Si shkak i mungesës së transportit publik, nëpër rrugët e Prishtinës ka edhe më tepër vetura e shumë qytetarë të cilët udhëtonin përmes autobusëve, tani detyrohen që t’i marrin këto vetura.
Kolona të shumta, bllokadë anembanë kryeqytetit po mbizotërojnë në çdo orë.
Autobusët e Trafikut Urban deh ata nga linjat private kanë ndërprerë qarkullimin pasi deklaruan se janë pa paga prej gjashtë muajsh dhe po ashtu nuk kanë paguar borxhet tek furnizuesit me derivate.
Kësisoj një tollovi e vërtetë ka “shpërthyer” në kryeqytet pikërisht në ditët e ftohta të nëntorit./Lajmi.net/