BallinaLajmeKanosi vajzën e tij – Gjykata në Mitrovicë i cakton dy vite...

Kanosi vajzën e tij – Gjykata në Mitrovicë i cakton dy vite burgim të dyshuarit

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se dje ka shpallur aktgjykimin përmes video-incizimit ndaj të pandehurit M.F.

Atij i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, pasi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dates 05.08.2024.

“Ngjarja ka ndodhur më datë 03.06.2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht viktimën e ndjeshme – vajzën e tij, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj. Po ashtu, se në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur seriozisht edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj”, ka njoftuar Gjykata. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz