Në Vushtrri, gjegjësisht në rrugën “Skënderbeu”, të mërkurën rreth orës 11:30, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një gjyqtar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.