Kane refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal
dp·

Harry Kane ka refuzuar një ofertë gjigante prej 85 milionë paundësh në vit nga Al-Hilal dhe ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Bayern Munich.
Sipas raportimeve të Express, sulmuesi 33-vjeçar nuk është bindur nga propozimi financiar i klubit saudit dhe prioriteti i tij mbetet vazhdimi i karrierës në Mynih.
Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Bayern dhe klubi gjerman po punon për rinovimin e marrëveshjes. Vetë anglezi ka konfirmuar se është i qetë për situatën dhe se bisedimet për kontratën e re pritet të zhvillohen së shpejti.

Lexo edheLiverpool rrit ofertën për Barcolan
Interesimi i Al-Hilal për Kane është real, por sipas raportimeve të fundit, qëndrimi i tij në Bayern mbetet skenari më i mundshëm.














