back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeKanë mashtruar shtetin me 3.8 milionë euro: Burg disavjeçar për dy kosovarët...

Kanë mashtruar shtetin me 3.8 milionë euro: Burg disavjeçar për dy kosovarët në Austri

Të ngjajshme

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Mes Selin, Gimbo, Greta, Shëndriti, Mateo dhe Brikena, gjerat...

Hoxhaj: Kurti synon 100% të pushtetit, jo stabilitet politik

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të...

Dërgohet në mbajte për 48 orë Gjesti, nga policia japin detaje

Gjatë ditës së sotme artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti...

Gjesti arrestohet në Prishtinë dhe dërgohet 48 orë në mbajtje

Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti,...

I pandehuri kryesor u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në emër të konfiskimit të fitimeve të paligjshme.

Në Linz të Austrisë, të martën, u dhanë vendime ligjërisht të detyrueshme në procesin gjyqësor ndj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova, të cilët u shkaktuan sigurimeve shoqërore 3.8 milionë euro dëme përmes praktikave të paligjshme.  Dy burra u dënuan me burgim dhe gjoba.

Gjyqi ishte planifikuar për tre ditë, por përfundoi papritur shpejt, transmeton albinfo.ch. I pandehuri kryesor, një 41-vjeçar, u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në formë të konfiskimit të fitimeve të fituara në mënyrë të paligjshme, raporton trnsmetuesi publik austriak, orf.at.

I pandehuri i dytë, 39-vjeçar, mori një dënim me burg prej 24 muajsh, gjashtë muaj nga të cilët duhet t`i vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet. Edhe ai duhet të paguajë 100,000 në emër të konfiskimit. Së bashku, ata gjithashtu duhet t`i paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), i cili ishte viktima kryesore e mashtrimit.

Sipas aktakuzës, gjatë një periudhe trevjeçare, më shumë se 4,000 punëtorë të huaj u regjistruan në sigurimet shoqërore në mënyrë nominale dhe më pas u çregjistruan, transmeton albinfo.at. Përmes këtyre regjistrimeve, punëdhënësit mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore me kontributet e punëdhënësit që duhej të paguanin.

Punëtorë me dokumente të falsifikuara

Hetimi u iniciua nga inspektimet e kantiereve të ndërtimit në Steiermark, të cilat treguan parregullsi. Autoritetet u vunë në dijeni të treshes kur disa punëtorë paraqitën dokumente të falsifikuara.

E pandehura e tretë, një grua 37-vjeçare, u lirua nga akuzat për mungesë provash, përcjell albinfo.at.

Të gjitha vendimet janë ligjërisht të detyrueshme./Albinfo.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz