BallinaLajmeKandiq për Shkëlzen Gashin: Nuk kupton, s’ka dijeni për të kuptuar atë...

Kandiq për Shkëlzen Gashin: Nuk kupton, s’ka dijeni për të kuptuar atë çfarë kemi shënuar, viktimat janë vrarë si të burgosur

Të ngjajshme

Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq ka thënë Shkëlzen Gashi ‘’nuk e kupton’’, duke reaguar ndaj këtij të fundit, pasi që Gashi tha se të dhënat për librin e tij për masakrat në Kosovë, mbi të cilin u bazuar ekspozita në Prishtinë e cila mori kritika të shumta për shkak të pasaktësive të saj.

Kandiq, duke komentuar përmbajtjen e ekspozitës ku ndër tjerash thuhet se në masakrën e Dubravës janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur, ka thënë se, ata janë vrarë si të burgosur, ndërsa para se të arrestoheshin kishin qenë pjesëtarë të UÇK’së. Për këtë, Kandiq e pranon se janë bazuar në burime serbe.

“Shkëlzen Gashi nuk kupton. Ai nuk e kupton dhe as nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar se disa prej të vrarëve ishin anëtarë të UÇK-së. Por, kjo do të të thotë që ata kanë qenë anëtarë të UÇK-së para se të arrestoheshin; sepse disa prej tyre ishin të dënuar, akuzuar, dhe pas kësaj atyre u ka ndërruar Statusi. Por, për historinë dhe dijen dhe të vërtetën është shumë e rëndësishme…Dhe, që të gjithë ata janë viktima të krimeve të luftës. Më vjen keq, por Shkëlzen Gashi këtë nuk e kupton. Ata janë vrarë si të burgosur, nga gardianë të armatosur,” ka thënë Kandiq për Nacionale.

Kandiq, më tej, në intervistë, ka thënë se Gashi ‘’nuk është hulumtues’’, kësisoj, ai nuk ‘’mund ta kuptojë’’ se të viktimat s’e kanë humbur jetën në dyluftim, ata janë vrarë në situatë me civilë të tjerë.

“Ushtar (i listuar) nuk do të thotë shqiptar i armatosur, sepse shumë njerëz të shënuar si anëtarë të UÇK-së, ata nuk e kanë humbur jetën në dyluftim, ata u vranë në situatë me civilë të tjerë të paarmatosur, sepse ai në atë moment nuk është në rolin e dyluftues, këtu është dallimi. Por Shkëlzen Gashi nuk mund ta kuptojë këtë, sepse nuk është hulumtues (shkencor),” përfundoi Kandiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz