BallinaLajmeKandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese...

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

Të ngjajshme

Narkotikë mbi 500 kg dhe armë të rënda, Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se i...

Dalin në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën...

Agjenti i Fisnik Asllanit i konfirmon negociatat me Barcelonën

Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga...

AKB akuzon Kuvendin për ekspozitën: Historia nuk rishkruhet, kërkojmë hetim

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës...

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen...

Drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura në Kosovë dhe se e njëjta duhet të largohet nga publiku.

Ajo gjithashtu ka thënë se është shqetësuese përpjekja e Shkëlzen Gashit për të hedhur përgjegjësinë tek Fondi për të Drejtën Humanitare, duke përkujtuar edhe faktin se Gashi ka gabime edhe në librin e tij.

“Është veçanërisht shqetësuese që Shkëlzen Gashi përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë për këto gabime te Fondi për të Drejtën Humanitare. Kjo përbën një përpjekje për të diskredituar bazën më të besueshme të të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë”, thuhet në reagim.

“Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat në
Kosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktet
e vërtetuara në gjykatë. I njëjti model po përsëritet tani në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta,
të bazuara në mungesë njohurie dhe pa përgjegjësi ndaj viktimave.” potencohet në reagim.

“Për këto arsye, konsiderojmë se ekspozita, në formën e saj aktuale, duhet të hiqet nga
hapësira publike. Njëkohësisht, është e domosdoshme të ndërpritet paraqitja arbitrare
dhe joprofesionale e krimeve dhe fatit të viktimave. Paraqitja e pasaktë e fakteve nuk kontribuon në kulturën e kujtesës, por e dëmton atë, relativizon krimet dhe cenon seriozisht dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, përfundon reagimi./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz