back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeKandidimi i Gërvallës | Haradinaj: VV-ja po përdor strategji për ta konsumuar...

Kandidimi i Gërvallës | Haradinaj: VV-ja po përdor strategji për ta konsumuar 30-ditshin

Të ngjajshme

Shaqiri realizon gol në Champions (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka gjetur golin në play-offin e Champions...

Shënon Shaqiri, Baseli nëepërsi ndaj Copenhagen në play-offin e Ligës së Kampionëve

Baseli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Copenhagen...

Kandidimi i Gërvallës | Haradinaj: VV-ja po përdor strategji për ta konsumuar 30-ditshin

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese...

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi pa zgjedhjen e kryeparlamentares.

Kandidatet e propozuara, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin shumicën e nevojshme. Pas këtij dështimi, seanca është shtyrë për 22 gusht.

 

 

Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Debat Plus, ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim gjetjen e një kandidati unifikues.

“Së pari kandidaturat, që u propozua edhe zonja Gërvalla, nuk mendoj që është qëllimi me ardh deri të një kandidat unifikues. Se po të ishte ai qëllim, do të kishim pas edhe kandidatura tjera sot. Më shumë VV-ja e paralajmëroi një strategji të konsumimit të këtij 30 ditshi. Që do të vjen kohë pas kohe me kandidatura që janë përjashtuese. Nëse dëshirojnë të arrijnë te një kandidaturë unifikuese, jemi të hapur dhe nuk ka nevojë për ta ndërpre seancën”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz