Vesna Pantoviq kandidate për kryetare të komunës së Leposaviqit nga partia e Nenad Rashiqit gjatë debatit televiziv në televizion publik të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që mos ta votojnë Listën Serbe sepse është parti që punon kundër vet interesave të komunitetit serb.
Pantoviq ka treguar se ishte subjekt i sulmeve publike të organizuar.
“Për fat të keq kam qenë e baltosur nga një organizatë e cila as organizatë nuk është, të cilën e ka instaluar Beogradi për shpëlarjen e parave” ka deklaruar Pantoviq.
Sipas Pantoviq, për situatën aktuale nuk është fajtore Prishtina. Ajo kërkon që të përkrahet ndryshimi në Serbi.
“Është koha ta marrim fatin në duart tona, është koha të mos manipulohemi sikurse nuk kemi as nga 2 gram tru në kokë, se Prishtina nuk na ka sjellë në këtë situatë, Prishtina nuk është në Beograd ku janë duke u zhvilluar protesta masive, Prishtina nuk janë studentët tanë, Prishtina nuk është Novak Gjokoviq, Prishtina nuk është e gjithë akademia e cila është ngritë në Serbi. Prishtina nuk po digjet, Serbia po digjet për të ndryshuar diçka” ka thënë Pantoviq.
Pantoviq shton se duhet përkrahën studentët në Serbi.