back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKandidati për Asamble nga radhët e IQD-së: Drenasi me i godituri nga...

Kandidati për Asamble nga radhët e IQD-së: Drenasi me i godituri nga ikjet ilegale

Të ngjajshme

Kandidati potencial për Asamblenë Komunale nga radhët e Iniciativës Qytetare për Drenasin, Hysni Gashi, thotë se ikjet ilegale e kanë goditur me se shumti Drenasin me rrethinë.

“Drenasi ka qene me i godituri edhe në vitin 2014 – 2015 kur qytetaret e Kosovës morën rrugën drejtë vendeve të BE-së, madje shume familje kanë braktisur Drenasin dhe diku rreth 450 nxënës ishin larguar edhe nga shkollat në vitin 2014-2015. Edhe sot trendi i ikjeve po vazhdon si rezultat i mos perspektives, keqqeverisjes, jotransparencës dhe gjendjes se veshtir sociale në vend.”

“Madje qytetaret e Drenasit e kanë humbur shpresën për një ditë me të mire. Nga komunikimet me qytetare kam vrenjtur se edhe ditëve të fundit disa të rinje kanë marre rrugën e veshtarë të largimit nga Kosova pa ditur se ku do shkojnë. Kategoria me e goditur e qytetareve është të rinjtë të moshave 15 – 28 vjeç çka do të thotë se gradualisht po humbim nje gjenerate të cilët tanimë e kane humbur shpresën”, ka thënëai.

Gashi bën thirrje qytetarëve që mos të largohen nga vendi i tyre por të kontribuojnë në ndryshimin e gjendjes, ndërsa institucioneve ju bënë thirrje që të kenë në top-prioritetet e tyre zhvillimin ekonomik që tanimë është mëse e nevojshme për qytetarët e Drenasit dhe tërë Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz