Kandidati për asamble nga PDK, ankohet se nuk e gjeti as votën e bashkëshortes
BILLI

Lexo edheTha se partia do t’i bënte nder nëse e përjashton, Çitaku tregon nëse do ta largojnë Haxhiun nga PDK

60 kandidatë për Kuvend Komunal në Mitrovicë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi janë të bindur se janë dëmtuar gjatë numërimit të votave.
Xhevdet Ferizi nga Lidhja Demokratike thotë se nuk e gjeti as votën e vetë në vendvotim, kur u shpallën rezultatet.
Kurse Edison Tërnava nga Partia Demokratike thotë se nuk i figuroi vota e bashkëshortes së tij.
Kandidatët thonë se dëmtimet ndodhin përbrenda subjekteve që u përkasin.

Lexo edheTha se partia do t’i bënte nder nëse e përjashton, Çitaku tregon nëse do ta largojnë Haxhiun nga PDK
Përfaqësuesi ligjor i ankuesve, Mirsad Peci, thotë se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, në rast se PZAP vendos në disfavor të tyre.