back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKandidati i LDK’së i reagon Ramiz Kelmendit

Kandidati i LDK’së i reagon Ramiz Kelmendit

Të ngjajshme

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar Ramiz Kelmendit i cili në një deklaratë të tij ka thënë se ia ka humbur LDK’së mbi 10 mijë vota.

Kelmendi ishte larguar nga LDK’ja pak para fushatës zgjedhore për arsye se aty nuk po gjente hapësirë, dhe ai vendosi t’i bashkohej PDK’së.

“Mbështetja ime për PDK-në ka qenë ekskluzivisht për t’i treguar LDK-së së lëvizja ime nuk është thjesht lëvizje e një personi, por lëvizje e 3-4% të votave të përgjithshme”, tha  Kelmendi në një emision në RTV Dukagjini.

“Dezertor politik serik!”, ka thënë Hamiti për Kelmendin në një postim në Facebook.

Hamiti në disa postime të mëhershme kishte akuzuar të gjithë ata që po ndërrojnë disa herë partitë se janë dezertorë dhe njerëz pa parime.

“Me qindra dezertorë politikë në muajin e fundit. Votuesi i Kosovës i njeh si të tillë, besoj, dhe do t’u japë vendin e merituar”, kishte shkruar ai.

“Rrnofshin qëndrestarët!”

Kelmendi disa herë ka ndërruar partitë politike. Ai fillimisht kishte qenë anëtar i AAK’së, dhe pastaj nga aty kaloi në LDK. Tani është anëtar i PDK’së. /Express/\

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz