Kandidatët për kryetar të Drenasit kanë filluar fushatën para hapjes zyrtare

Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se gati të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit e kanë filluar fushatën zgjedhore para hapjes zyrtare të fushatës duke e shfrytëzuar mosanksionimin me ligj.
Krasniqi në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel ka thënë se është shqetësuese në fushatën zgjedhore kanë marrë pjesë fëmijë, e për të cilën gjë sanksionohet me legjislacionin në fuqi.
Ai ka thënë se përdorimi i veturave zyrtare është vërejtur në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai thotë se kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe bartësit e këtyre institucioneve, sektorëve do të duhet të ndërmarrin masa dhe t’i ndëshkojnë këto keqpërdorime.
Lexo edheKëto fshatra të Drenasit sot pa rrymë
Ai në këtë emision ka folur për reformën zgjedhore, peticionin e dorëzuar në Kuvend për rastin e Astrit Deharit, si dhe për projektbuxhetin e vitit 2017.














