Kancelarja britanike e Thesarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit ishte gabim
dp

Lexo edheIrani: Bisedimet me SHBA-në u fokusuan në fundin e luftës dhe respektimin e të drejtave tona legjitime

Ministrja e Financave britanike, Rachel Reeves e ka përshkruar luftën SHBA-Izrael me Iranin si një “gabim”, duke shtuar se “nuk është e bindur” se kjo e ka bërë botën një vend më të sigurt, ka raportuar BBC.
Reeves i bëri këto komente gjatë një fjalimi në një aktivitet të organizuar nga kanali amerikan i lajmeve CNBC në Uashington.
“Pyetja nuk është nëse ju pëlqen apo jo regjimi iranian – unë nuk e pëlqej aspak regjimin iranian – por si të arrihet ndryshimi që dëshironi të arrini”, thotë ajo.

Lexo edheIrani: Bisedimet me SHBA-në u fokusuan në fundin e luftës dhe respektimin e të drejtave tona legjitime
“Kishte një kanal diplomatik të hapur, biseda, diskutime zyrtare që po zhvilloheshin.”
Ajo shton se ishte një “gabim” t’i jepej fund këtyre diskutimeve “dhe të hynte në konflikt, sepse nuk jam e bindur se jemi më të sigurt sot sesa ishim disa javë më parë”.