Ministri i Ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti në vizitë zyrtare në ministri, Ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Kanadasë, rezident në Republikën e Kroacisë, i akredituar për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, i cili konfirmoi mbështetjen e Kosovës në përpjekjet dhe rrugën e saj për anëtarësim dhe integrim euro atlantik.
Ministri Haki Demolli në takim i shprehu Ambadadorit kanadez mirënjohje për ftesën, pritjen si dhe për ofrimin e takimeve dy dhe shumë palëshe me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë e ministra tjerë të Mbrojtjes, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri dhe mbrojtje që u mbajt në Halifaks të Kanadasë muajin e kaluar.
Sipas një komunikate të MFSK-së, Demolli pasi e njoftoj ambasadorin e Kanadasë mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen i shprehu interesimin dhe përkushtimin që MFSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë të punojnë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, si akt zyrtar që rregullon dhe precizon fushat e bashkëpunimit për të ardhmen.
Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk u shpreh se shteti i Kanadasë është shumë i gatshëm që ta vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, e konkretisht edhe me ministrinë për FSK, si dhe me FSK. Ambasadori Maksymiuk konfirmoj gjithashtu edhe mbështetjen e Kosovës në përpjekjet dhe rrugën e saj për anëtarësim dhe integrim euro atlantik.