Kampioni në fuqi nis fuqishëm sezonin, Arsenali nuk e bën “hesap” Coventryn
dp

Lexo edheJoshua Zirkzee kërkon largimin nga Manchester United, Juventusi destinacioni i preferuar

Djemtë e Artetas e kanë nisur fuqishëm sezonin e ri të ligës angleze.
“Gooners” shënuan fitore ndaj ekipit të Frank Lampardit, me rezultat 3:0, raporton IndeksOnline.
Serinë e golave e hapi Kai Havertz në minutën e 15-të, për t’u dyfishuar epërsia nga Bukayo Saka në minutën e 23-të.
Ekipet shkuan në pushim të pjesës së parë me këtë rezultat, me Arsenalin që thelloi epërsinë pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Lexo edheJoshua Zirkzee kërkon largimin nga Manchester United, Juventusi destinacioni i preferuar
Ishte kapiteni Martin Odegaard që shënoi në minutën e 49-të, për të vulosur fitorën e kampionit në fuqi të Premier Ligës.
Derisa javën e ardhshme, Arsenali do të udhëtojë drejt rivalit historikisht të vështirë – Aston Villa, Coventry do të presin në shtëpi për herë të parë në ligën superiore ekipin Hull.