back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Kam frikë se fëmijët s’do më quajnë më nënë” – Rrëfen gruaja...

“Kam frikë se fëmijët s’do më quajnë më nënë” – Rrëfen gruaja që i mbijetoi dhunës seksuale gjatë luftës

Të ngjajshme

Në rrëfimin e tetë tronditës në emisionin Debat Plus, një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë rrëfeu për herë të parë historinë e saj të dhimbshme.

Ajo u dhunua nga tre ushtarë serbë në moshën 16-vjeçare, ndërkohë që po përpiqej të çonte nënën e saj të sëmurë te mjeku.

Pas ngjarjes, siç tregon, ajo u izolua totalisht.

“Unë rrija vetëm në një dhomë gjithë, nëna rrinte thujse gjithë me mua, babai vinte më përkdhelnin, ledhatonin, unë qaja, qaja, qaja. Po, se thoshte babai, faji im të ndodhi ty kjo, që të mora unë. Ndihej fajtor”.

Ajo tregon se për vite me radhë nuk e ka ndarë kurrë këtë histori me askënd tjetër përveç prindërve.

“Sot e atë ditë s’e dinë as motër, as vëllezër, as askush çka ka ndodhë. E mbajta në shpirtin tim”.

Kur u martua, vendosi t’i tregojë burrit të saj pak para fejesës.

Në fillim ai e përkrahu, por më vonë nisi ta fyejë rëndë dhe ta akuzojë padrejtësisht.

“Më thoshte ‘ke shku vet, ke pas qejf’, më shante, më quante rrospi, më thoshte ‘ta kanë dashtë’. Jam nda prej tij pas 20 vjetësh martesë dhe tri viteve dhunë e kërcënime. Më tha: ‘Veç lëshoje Kosovën kur t’kthehem unë’.”

Frika që nuk ikën kurrë

Më e rëndë se dhuna e përjetuar, siç tregon ajo, është frika se mund ta humbasë edhe përkrahjen e fëmijëve.

“Kam frikë me iu tregu fëmijëve. Pse frikësohem se në momentin që e kuptojnë fëmija, thonë ti s’je nëna jonë dhe pastaj frikësohem shumë, shumë kam frikë”.

Ajo thotë se jeton me frikën që ish-burri i saj mund të kthehet në Kosovë.

“Po, jetoj vetëm me fëmijët tash, po ai është, i ka edhe disa procedura të veta, nesër-pasnesër kthehet ndoshta edhe më thotë, se më ka thënë, kurdo që kthehem ti vend aty s’ke”.

“Një herë me ka thirrë, se ai ka një femër tjetër e ka marrë, e ka pasur sa ka qenë në Kosovë, por tash a është me të a jo se di. Një herë me ka thirr, në momentin që kthehem, me ka thënë ti **** veç lëshoje Kosovën, kështu me ka thënë”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit