back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeKajtazi: Ndoshta sheshi “Xhorxh Bush” po bllokohet nga LVV për shkak të...

Kajtazi: Ndoshta sheshi “Xhorxh Bush” po bllokohet nga LVV për shkak të emrit që ka

Të ngjajshme

Analisti Vehbi Kajtazi e ka komentuar garën e zgjedhjeve lokale për kryetar të Prishtinës, ku tha se debati më i madh po zhvillohet rreth sheshit “Xhorxh Bush”.

Kajtazi tha se parkingu nëntokësor është bërë aty dhe s’ka qenë mungesë për monumente, e që sipas tij, bllokimi për këtë shesh është absurd “edhe për faktin që ajo rrugë mban emrin ‘Xhorxh Bush’”.

“Do të duhej këta njerëz, këta kandidatë që ta shihnin edhe politikisht këtë rrugë. Nuk çohet dikush që punën e parë do ta kthejë në rrugë, apo tjetri që me vendim të institucionit të tij e bllokon këtë projekt”.

“Ndërkohë, do të duhej të mendonin të gjithë që të përfundojë sa më shpejt dhe mundësisht, në përurimin e tij të vijë Xhorxh Bushi. Ne momentalisht jemi një shtet sikur një familje në bela që nuk ua hap derën askush”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Kajtazi u shpreh se po konfirmohet çdo ditë që pushteti i Albin Kurtit është anti-amerikan, por sipas tij, në çështjen e sheshit për “hatër të emrit do të duhej të kishin qasje tjetër”.

Po konfirmohet për çdo ditë që pushteti i Albin Kurtit është anti-amerikan dhe ndoshta edhe për faktin që e mban emrin e Xhorxh Bushit, këta e bllokojnë. Nuk po them që është kështu, por logjikisht, për hatër të emrit do të duhej të kishin një qasje tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz