back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeKajtazi: Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend?

Kajtazi: Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend?

Të ngjajshme

Zbulohet shifra, sa ka harxhuar SHBA për luftën Iran 100 orë të fundit

100 orët e para të luftës së SHBA-së kundër...

Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë. Kjo...

Pas takimit me ambasadorët, Kurti niset për Prekaz

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë përfunduar një takim...

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar çështjen e votave, për çka thotë se edhe ish kandidates Lirije Kajtazit në këtë formë i janë vjedhur votat në dy mandate.

Ai ka thënë se po të krahasohet legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës me legjislaturat e fundit, gjendja është për të ardhur keq.

Postimi i plotë:

VJEDHJA E VOTAVE BRENDA PARTIVEPo të krahasohet legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës me legjislaturat e fundit, gjendja është për të ardhur keq. Përmes sistemit të vjedhjes së brendshme të votës është bërë herrja e personave me integritet moral, politik, profesional dhe kombëtar, duke u zëvendësuar me individë të të paafte dhe me “të dëgjueshmit”.

Kjo vjedhje nuk do të kishte qenë e mundur pa bekimin e shefave të partive, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Në këtë mënyrë, Lirije Kajtazit i janë vjedhur dy mandate.Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend, përveçse ta vazhdojë praktikën e vjedhjes?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz