BallinaJetëKafeja mund ta rrisë rrezikun për çrregullimet e zemrës dhe diabetin tek...

Kafeja mund ta rrisë rrezikun për çrregullimet e zemrës dhe diabetin tek të rinjtë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Të rinjtë me tension të lartë të cilët i pinë 4 ose më shumë filxhanë kafe në ditë kanë 4 herë më shumë gjasa që të kenë çrregullim kardiovaskular se ata që abstenojnë nga pija, sipas një studimi 12-vjeçar në Itali.

Rreziku është konstatuar më i madh tek konsumuesit e rëndë, megjithatë konsumi i përgjithshëm i kafesë është konstatuar se e rrit rrezikun ku studiuesit e shohin një rritje trefish për pirësit e moderuar, të cilët ishin përcaktuar se i kishin pirë 1 deri 3 filxhanë në ditë.

“Ekzistojnë mospajtime rreth efekteve afatgjatë kardiovaskulare dhe metabolike të konsumit të kafesë tek pacientët me hipertension,” tha dr. Lucio Mos, kardiolog në Spitalin San Daniele del Friuli, në një njoftim për shtyp. “Studimi ynë është dizajnuar për të vlerësuar nëse pirja e kafesë ka pasur efekt në rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare, dhe në qoftë se lidhja është ndërmjetësuar nga efektet mbi presionin e gjakut dhe metabolizmin e glukozës.”

Hulumtimi, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë 2015, përfshiu të dhëna për 1,201 persona jo-diabetikë mes moshës 18 dhe 45 me hipertension të patrajtuar të fazës I të cilët morën pjesë në studimin 12-vjeçar HARVEST, në Itali.

Konsumi i kafesë u nda në tri kategori: abstenuesit, konsumuesit e moderuar të cilët kishin pirë 1 deri 3 filxhanë në ditë, dhe konsumuesit e rëndë që konsumojnë 4 ose më shumë filxhanë në ditë. Shumica e pjesëmarrësve ishin konsumues të moderuar, 62.7 për qind, ndërsa 26.3 për qind ishin abstenues dhe 10 për qind ishin konsumues të rëndë.

Gjatë periudhës pasuese 12-vjeçare, pas sondazhit fillestar HARVEST, hulumtuesit raportuan 60 çrregullime kardiovaskulare, 80 për qind prej të cilave ishin sulme të zemrës. Çrregullimet e tjera përfshinin goditje në tru, sëmundje periferike arteriale dhe dështim të veshkave, transmeton koha.net.

Bazuar në të dhënat, studiuesit gjetën se konsumuesit e rëndë të kafesë kishin 4.3 herë më shumë të ngjarë se që t’i përjetojnë disa lloje të çrregullimeve kardiovaskulare se abstenuesit ndërsa konsumuesit e moderuar kishin 2.9 herë më shumë të ngjarë.

Gjatë marrjes në konsideratë të të dhënave, studiuesit thanë se ata i kishin parasysh edhe informacionet e tjera në lidhje me pjesëmarrësit, duke përfshirë edhe faktorët e jetesës, moshën, gjininë, sëmundshmërinë kardiovaskulare prindërore, BMI, kolesterolin total në gjak, presionin 24-orësh ambulator të gjakut, dhe ritmin 24-orësh ambulator të zemrës.

Presioni i lartë i gjakut shpesh mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, ndërsa studiuesit konstatojnë një rritje të rrezikut prej 100 për qind për diabet në anketimin e konsumuesve të rëndë të kafesë.

“Studimi ynë tregon që përdorimi i kafesë është i lidhur me rrezikun e rritur të çrregullimeve kardiovaskulare tek të rriturit e rinj me hipertension të lehtë”, tha Mos. “Këta pacientë duhet të jenë të vetëdijshëm që konsumi i kafesë mund ta rrisë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit dhe diabetit të rëndë në jetën e mëvonshme dhe duhet ta mbajnë konsumin në minimum.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz