back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave...

Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave politike

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim është rruga e vetme për të dalë nga bllokada politike.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe na e ka treguar rrugën se si të dalim nga çorrsokaku ku jemi futur. Aktgjykimi i saj, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është obligativ e duhet të respektohet. Afati prej 30 ditësh, është më se i mjaftueshëm për propozime të reja e për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo theksoi se Aleanca, si parti parlamentare, do të japë kontributin e saj, përfshirë edhe me votë, për zhbllokimin e procesit, duke zbatuar në plotni vendimin e Kushtetueses, i cili sipas saj ishte iniciuar muaj më parë nga AAK-ja.

“Çdo veprim tjetër është kundër interesave të shtetit dhe si i tillë i papranueshëm dhe i dënueshëm! Nesër duhet të marrin fund lojërat politike dhe të nisë punën parlamenti i ri e t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë!”, përfundoi Kadrijaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz