back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli vizitoi Gardën Kombetare të Iows, merr përkrahje për Ushtrinë 

Kadri Veseli vizitoi Gardën Kombetare të Iows, merr përkrahje për Ushtrinë 

Të ngjajshme

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së e OKB-së

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar...

Arsenali e përforcon fazën ofanzive, i shpenzon 75 milionë euro për Eze

Arsenali ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin...

ZYRTARE: 167 njësi të shitura – Renault Captur dominoi tregun e SUV-ëve në 2025!

Tregu i veturave në Kosovë po zhvillohet me shpejtësi,...

Gjermanët organizuan garë brenda Kampit Bondsteel mes disa kombeve, fituan letonezët

Forcat gjermane organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Kryetari Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të therë të Gardës se Iowa-s.

Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës.

Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri.

Kryetari Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.

Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.

Pas Iowa-s, kryetari Veseli do të vazhdojë në vizitën në ShBA me takime të rëndësishme në Washington dhe New York.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz