back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave

Kadri Veseli vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez.

Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy.

Në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe atë ndërparlamentar, ndërsa në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, do të zhvillojë takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Senatin francez, Marta de Cidrac, ndërsa do të priten në një takim edhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë në Asamblenë Kombëtare, Joachim Son Forget.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli shoqërohet nga përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nga pozita dhe opozita.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz