BallinaLajmeKadri Veseli: PDK’ja i ka gjithmonë dyert e hapura për patriotë të...

Kadri Veseli: PDK’ja i ka gjithmonë dyert e hapura për patriotë të rinj

Të ngjajshme

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...

Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

Astronauti i NASA-s dhe komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, bëri...

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara, shkruan Gazeta Metro.

Veseli ka thënë ndër të tjerash se PDK’ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.

Ky është shkrimi i i tij i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarēve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga menyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë.

Qëndrimin në opozite, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës.

Këtyre profesionistëve të rinj e të mirëkualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falenderova për besimin që po i japin PDK-së. Nderkaq dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz