Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rastin e një grupi që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde.
Veseli, thotë se është i gatshëm të jap dorëheqje nga funskioni i tij në rast se prezantohen dëshmi që e implikojnë atë në këtë rast.
“Pas publikimit te një video disa media ku më është përmendur emri nga krime për fajde mashtrim dhe krime tjera dua të deklarojë se unë nuk kam të bëjë asgjë më këtë rast e as personat kalisk i mashtrimit manipulimit hestuesia dhe drejtësia kanë qenë në informauara me kohë jap dorëheqje nëse jam i përfshirë në këtë rast. Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast. Pse këto incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli, në një konferencë për media.
Kreu i Kuvendit ka kërkuar të sqarohen disa çështje, që mund të ngritën natyrshëm nga ky rast dhe që ka të bëjë edhe me funksionimin e organeve dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.
“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar, që paska pasur fakte në vitin 2013, të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë? Kush është ai, ose ata persona që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar për më shumë se 6 vjet? Kujt dhe për çfarë llogarie i është dashur kjo vonesë që paska mundësuar edhe mbulimin dhe mos-dënimin e veprave penale? Pse këto video-incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo të prokurorisë për kaq shumë vjet dhe nuk janë trajtuar në kohë dhe me veprime të duhura?”, ka thënë Veseli, duke shtuar se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund.
“Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë, për secilin qytetar, e lëre më për organet e drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime. Me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur, është krim edhe më i madh. Pa asnjë dyshim, duket qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund. Deri në qartësimin e plotë të rastit dhe sjelljes para përgjegjësisë penale të të gjithë atyre që janë të përfshirë në keqpërdorimin dhe tentimin për njollosje të emrit tim. Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Dikush duhet të përgjigjet për tërë këtë”, ka thënë Kryeparlamentari Kadri Veseli.


