Kadri Veseli ngushëllon familjen Ferizi nga fshati Plluzhinë e Skenderajt (FOTO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka ngushëlluar familjen Nuraj nga Plluzhina për vdekjen e Aza Thaçi Ferizi që njëherit është nëna e Xhavit Ferizi (Raketa) njëri ndër bashkëluftetarët e parë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, transmeton Drenica Press.
Kryetari Veseli çmoj lartë nënën Azë për vyrtytet e saj të larta njerëzore duke ju gjendur pranë luftëtarëve të lirisë në kohë lufte, me bukë dhe strehë në familjen e saj në Plluzhinë.
Nga familja Ferizi bëhet e ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 16:00 tek xhamia e fshatit Plluzhinë.
“Ky është ngushëllimi i plotë i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit për familjen Ferizi:
Sot paska ndërruar jetë nëna Azë!

Lexo edheAksident në fshatin Polac të Skenderajt, makina del nga rruga ka të lënduar (FOTO)
Na qëndroi pranë në kohërat më të vështira, duke na dhënë bukë, strehë dhe kurajo të madhe në ato kohë të vështira, si nënë e djalit të vetëm, si gjyshe e fëmijëve të djalit të vet. Edhe kur jo më larg se qindra metra nga streha jonë, endeshin trupat e armikut, ajo pa hezitim, qëndronte pranë nesh. Nuk u zbraps deri në çlirimin e madh. Sot, nuk është ditë e lehtë për të gjithë neve, kjo ndarje nga kjo nënë e madhe. Nuk është lehtë as për Akrepin tonë, bashkëshortin e saj dhe as për Raketën si djal, por duhet të mbahemi të gjithë të fortë dhe krenarë për nënën Azë!
I përjetshëm kujtimi për të!”














