BallinaLajmeKadri Veseli: Mirë se vjen Komandant

Kadri Veseli: Mirë se vjen Komandant

Të ngjajshme

“Fadil Vokrri” gati për të pritur finalen e madhe Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Për lirimin me kusht të Sylejman Selimit nga burgu, ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai ka thënë se ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së është sinonim i të vërtetës së kësaj lëvizjeje çlirimtare.

“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK. MIRË SE VJEN KOMANDANT!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ish-komandanti i njohur si “Sulltani” është liruar me kusht të premten. Lirimin e tij e ka mundësuar Paneli për Lirim me Kusht.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.

Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi, pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz