back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Kosova më afër se kurrë me BE-në

Kadri Veseli: Kosova më afër se kurrë me BE-në

Të ngjajshme

“Dënimet e lehta që i po trimërojnë recidivistët”

Brenda dy ditësh, në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje....

Çështja e shqiptarëve të Luginës diskutohet në Konferencën e Ambasadorëve

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës po diskutohet...

IKSHPK-ja me rekomandime për të mbajtur shtëpinë freskët gjatë ditëve të nxehta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpërndarë disa këshilla...

Temperaturat e larta, IKSHPK sjell katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa...

Me rastin e ditës së Evropës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar përmes rrjetit social facebook se Kosova është më afër se kurrë me BE-në.

“Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e Liberalizimit të Vizave, Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Megjithatë për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqëndrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”, shkruan Veseli.

Sot është dita e Evropës që përkujton deklaratën historike të Robert Schuman 66 vite më parë ku shpalosi së pari idenë largpamëse të krijimit të institucioneve ndër-shtetërore mes vendeve që vetëm pak vite më herët kishin bërë kundër njëri-tjetrit luftën më të madhe që ka njohur njerëzimi. Ajo deklaratë shërbeu si vendosja e gurit të themelit drejt ndërtimit të Bashkimit Evropian prandaj konsiderohet si dita simbolike e paqes, unitetit dhe solidaritetit evropian. Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e Liberalizimit të Vizave, Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Megjithatë për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqëndrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. K.V

- Advertisement -

Të Fundit