back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli jep lajmin e madh për Kosovën

Kadri Veseli jep lajmin e madh për Kosovën

Të ngjajshme

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka paralajmëruar se në javën që po hyjmë do t’i thërras në takim përfaqësuesit politikë për të rikonfirmuar konsensusin rreth çështjes së demarkacionit.

Në një deklaratë për RTK-në, Veseli ka thënë se nuk duhet të ketë më vonesa, por sa më shpejt duhet të ketë seancë në të cilën duhet të miratohet marrëveshja e shënimit të kufirit me Malin e Zi.

“Që nga dita e hënë do të fillojë takimet intensive me kolegët e partive të tjera në mënyrë që, gjatë javës së ardhshme ta kemi në seancë të Kuvendit, ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Jemi vonuar mjaft, nuk kemi nevojë të vonohemi akoma. Tani kemi arritur një konsensus.

Është momenti që qytetarët tanë të mos i maltretojmë më shumë. Është interesi i qytetarëve të Kosovës, besoj tek pjekuria politike e subjekteve dhe së bashku do ta kalojmë edhe një situatë të keqkuptimit. Ajo që është më kryesore dhe që shkon si mesazh është ky, jemi vonuar mjaft, nuk është në interesin e qytetarëve të vonohemi më tej”, ka thënë Veseli.

Ai ka ripërsëritur se pret që edhe deputetë nga VV-ja ta votojnë marrëveshjen, si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz