back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli gjendet ende në Kosovë, pamjet e dëshmojnë vendndodhjen e tij

Kadri Veseli gjendet ende në Kosovë, pamjet e dëshmojnë vendndodhjen e tij

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz