back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKadri Veseli e Naim Bazaj janë marrë vesh, ky i fundit kandidat...

Kadri Veseli e Naim Bazaj janë marrë vesh, ky i fundit kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Të ngjajshme

Naim Bazaj, kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit ka dhënë dorëheqej nga Grupi Parlamentar i PDK-së në këtë asamble.

Bazaj ka renditur një varg arsyesh për këtë dorëheqje, por ka bërë publike edhe kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, sipas marrëveshjes me kreytarin e PDK-së, Kadri Veselin, shkruan Drenicapress.

“Dje në mbledhje të kuvendit kam dhënë dorëheqje nga Grupi Parlamentar i PDK-së në Drenas.Arsyeja e dorëheqjes sime është se ky Grup Parlamentar nuk përfaqëson PDK-n, por pesë anëtar të PDK-së, ku 20 anëtar të PDK-së janë kundër. Është viti 2017 dhe dihet se është vit i zgjedhjeve, dhe unë kam mbështetjen e Kryesisë së PDK-së dega në Drenas (rreth 90%) të kryesisë, për Kryetar të Komunës për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë vit.Kjo ishte edhe njëra nga marrëveshjet me kreun e PDK-së z. Kadri Veseli”, ka thënë Bazaj./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz