back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli e krijon e “Qeverinë” e tij të PDK’së – këta...

Kadri Veseli e krijon e “Qeverinë” e tij të PDK’së – këta të janë të emëruarit

Të ngjajshme

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Bajram Begaj falënderon Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar njohjes...

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se në mbledhjen e sotme kanë zgjedhur nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e disa departamenteve, raporton Gazeta Express.

Në mbledhjen e parë që nga zgjedhja e kryesisë së re, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kanë njoftuar për emërimet e reja që janë bërë në disa pozita.

Në pozitën e sekretarit të përgjithshëm është zgjedhur, Uran Ismaili, ndërkaq, nënkryetarë janë emëruar Agim Aliu dhe Shaqir Totaj.

Abelard Tahiri është emëruar Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative, Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale, ndërkaq,  Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë.

Gjithashtu, disa persona janë zgjedhur udhëheqës të departamenteve të ndryshme.

“Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore”, kanë njoftuar PDK-ja./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz