back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: E kam përnjëmend, Byroja Kundër Korrupsionit do të jetë tmerr,...

Kadri Veseli: E kam përnjëmend, Byroja Kundër Korrupsionit do të jetë tmerr, ankth për të korruptuarit (VIDEO)

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se i ka hyrë përnjëmend që ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Jam i vetmi që merrem direkt me brengat e qytetarëve. Jam i vetmi që nuk akuzoj por veproj. I kam dalë përballë sfidës kundër korrupsionit me veprime konkrete. Kam filluar nga partia atë për ta ndalur atë si fenomen. Jam i vetmi që marrë vendime drejtpërdrejt dhe konkrete për perspektivën e rinisë. Jam i vetmi që mund të ruaj kontinuitet. Partneriteti me BE dhe SHBA i duhet Kosovës sa më 1998-99”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha partitë kanë qenë ose janë në pushtet. E vetmja PDK dhe unë, nuk po e akuzoj askënd. Po i thërras: Ejani bëhemi bashkë për një Kosovë më të mirë. T’i japim perspektivë punësimit të të rinjve”.

“Jam i vendosur dhe do t’i shkojë deri në fund sepse është rruga e vetme e drejtë. Ka skepticizma e di. Veprimet që i kam bërë i kam bërë pa e ditur se do të shkojmë në zgjedhje. Kur kam filluar pas 17 vitesh largimin e uzurpatorëve që në konferencën e parë ka pasë skeptcizima. Për 90 ditë janë larguar të gjithë uzurpatorët nga pronat publike”.

“Mesazhi është:  Kur e shohin njerëzit që kemi vendosmëri. Plani kundër korrupsionit. Byroja anti korrupsionit do të jetë tmerr-anth për njerëzit e korruptuar. Konfiskimi i pasurisë, ligji kundër nepotizmit”.

“Duhen ushtarë për të arritur këto suksese. Ushtarët janë gjyqësori dhe policia. Kam folur direkt dhe dikush nuk guxon as t’i përmend”.

Veseli ka thënë se nuk është që flet por që vepron.

“Unë marrë vendime që janë konkrete. Edhe të tjerët duhet të merren me probleme siç merren unë, duke nisur nga partitë e tyre”.

“Unë e kam ndarë mendjen, luftë të pakompromis kundër korrupsionit”.

“Do të veproj deri në fund. Kur ke shtet të pakorruptuar ke respekt më të madh edhe nga partnerët tanë, SHBA dhe BE”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz