back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli dërgon kërkesën për hetimin e ‘veteranëve të rrejshëm’ – “Do...

Kadri Veseli dërgon kërkesën për hetimin e ‘veteranëve të rrejshëm’ – “Do pastrohen listat nga mashtruesit dhe abuzuesit”

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dërguar sot kërkesën për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e numrit të madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli po shprehet i bindur që Listat e Veteranëve do të pastrohen, teksa ka thënë që askush nuk është mbi ligjin.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, Veseli i ka quajtur mashtrues të gjithë ata që kanë hyrë në listat e veteranëve pa qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje, ai ka thënë se UÇK dhe lufta e saj e shenjtë është dëmtuar nga këta persona, të cilët Veseli i ka quajtur edhe abuzues.


Ushtria Çlirimtare e Kosovës është shumë e madhe për të abuzuar dikush me të. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën.

Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund. Siç kam premtuar, ne do ta bëjmë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit.

Prandaj, unë tashmë kam dorëzuar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve dhe që ato të pastrohen. Askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz