back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKadaj-Bujupi paralajmëron rezistencë të pakompromis në Kuvend

Kadaj-Bujupi paralajmëron rezistencë të pakompromis në Kuvend

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj– Bujupi ka thënë se Qeveria e Kosovës po përpiqet ti kontrabandojë në Kuvend dy marrëveshjet jo kushtetuese që i nënshkroi në Bruksel.

Ajo në emisionin “Info Box” në TV Dukagjini ka thënë se çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi më shumë po duket një përpjeke e kësaj qeverie që të legjitimoj veprimin e saj jo kushtetues madje edhe me çmimin e faljes së tokave.

Kadaj-Bujupi ka shtuar po ashtu se do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto dy marrëveshje, duke thënë se kësaj radhe rezistenca do të jetë më e fuqishme dhe e pakompromis.

“Kundërshtimet do të jenë edhe më të fuqishme se në tetë muajt e fundit. Do të ketë aksione dhe protesta do të jetë një rezistencë e madhe në Kuvend. I thërrasim edhe partitë e tjera edhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj rezistence”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka shtuar se Vetëvendosje në ditët në vijim do të jetë e pakompromis në shfrytëzimin e të gjitha mjeteve për të ndaluar kontrbandimin e këtyre marrëveshjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz