Kabashi-Ramaj nga kuvendi, Kurti thirre seancën dhe respekto Kushtetutën!
dp

Lexo edheKanye West do të mbajë dy koncerte në Rusi, biletat kushtojnë deri në 1.600 euro

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, gjatë fjalimit të saj në sallën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që institucionet e vendit të funksionalizohen dhe të respektohet Kushtetuta.
Ajo i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me thirrjen që të thirret seanca dhe të konstituohet kuvendi, shkruan Indeksonline.
“Po kërkojmë të funksionojë shteti ynë. Kurti, thirre seancën, konstituoje kuvendin. Respekto Kushtetutën”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.

Lexo edheKanye West do të mbajë dy koncerte në Rusi, biletat kushtojnë deri në 1.600 euro
Deputetja e PDK-së ka theksuar se Kosova nuk duhet të trajtohet si pronë e një individi apo lideri politik, duke vënë në pah rëndësinë e institucioneve dhe qytetarëve.
“Kosova nuk është pronë e një lideri, por e gjithë qytetarëve”, ka thënë ajo gjatë fjalimit në kuvend.