BallinaKulturëKa vdekur aktori i njohur hollivudian me prejardhje shqiptare

Ka vdekur aktori i njohur hollivudian me prejardhje shqiptare

Të ngjajshme

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Artisti i njohur me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

I ndjeri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni.

Ai është një aktor i famshëm shqiptar, i cili ka lindur në New York më 4 tetor 1932.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA.

Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, ai ka qenë për vizitë edhe në trevat shqiptare, ku ndër të tjerash është pritur edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz