Banorët e fshatit Makërmal, problemin e rrjetit elektrik të fshatit nuk do ta kenë më pasi tashmë ka përfunduar rrejeti i ri elektrik në kët fshat. Rregullimi i rrjetit elektrik ka qenë kërkesa kryesore e banorëve të Makërmalit drejtuar institucioneve lokale të Skenderajt dhe prioritet i Komunës.
Komuna e Skenderajt duke parë më vëmendje këtë problematikë ka insituar në vazhdimësi te KEDS që në Makërmal të rregullohet rrjeti elektrik. Falë bashkëpunimit të Komunës së Skenderajt dhe KEDS, me banorët e Makërmalit problemi me shpërndarjen e energjisë elektrike në këtë fshat është zgjidhur.
Përçuesit e rrymës dhe shtyllat janë zëvendësuar me të reja, ndërsa fshati është paisur edhe me trafostacione të reja të cilat do të mundësiojnë furizim cilësor me energji elektrike.
Me rastin e realizimit të këtij projekti Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura ka deklaruar se Makërmali ka pasur probleme serioze me furnizim me energji elektrike dhe këtë shqetësim Komuna e Skenderajt e kishte vënë në prioreitet. Ai ka falenderuar edhe KEDS-in për bashkëpunuimin e treguar në këtë projekt, si dhe në projekte të tjera në fshatrat dhe lokalitetet që kanë problem me rrjetin elektrik.
Nura ka theksuar se në Makërmal janë realizuar dhe po realizohen projekte shumë të rëndësishme dhe jetike për banorët, siç janë rrgët e lagjeve që tashmë janë përfunduar, rrjeti i ri elektrik dhe shkolla e re e fshatit që ka filluar së ndërtuari. Sipas Nura investimet që po bëhen në këtë fshat janë më së të merituara, pasi Makërmali i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës gjatë përiudhës së luftës së UÇK-së, bazë mbi të cilaë po ndërtohet e ardhmja.