Komuna e Skënderajt zë vend qendror në Drenicë, shtrihet në një sipërfaqe prej 378 km². Në veri kufizohet me Komunën e Mitrovicës, në lindje me Vushtrrin, në jugëperëndim me Drenasin (Gllogovcin) dhe Klinën, ndërsa në përendim me Burimin (Istogun). Nëpër Komunë kalojnë rrugë të rëndësishme automobilistike të cilat e lidhin me qendrat e tjera të Kosovës. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 44 48 V dhe 20° 47 19 L.
Territori i Komunës së Skenderajt ka konfiguracion kodrinoro-malorë me lartësi mbidetare mesatare prej 500–700 m, kurse pikën më të lartë e paraqet maja e Qyqavicës me lartësi 1 117 m.
Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjësh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimëra të ashpër, vera të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.
Në Komunën e Skënderajt banojnë mbi 50 mijë banorë ku 99% janë shqiptarë. Në strukturën e popullsisë kryesisht dominon mosha e re dhe atë: 47 % deri në moshën 20 vjeçare, 48 % nga 20-60 vjeçë, ndërsa vetem 5 % të moshuar mbi 60 vjeçë. Shtimi natyrorë ka një shkallë të lartë, mbi 28 promila me një shkallë të ulët të vdekshmërisë rreth 5 promila.
Komuna e Skënderajit si pozicion gjeografik gjendet në qendër të Kosovës, 50 km në veriperndim të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës. Skënderaji si komunë është i përshirë në regjionin e Mitrovicës dhe është 20 km në juglindje të këtij qyteti.
Komuna e Skenderajit është në qendër të Kosovës dhe kufizohet me këto komuna të Kosovës:
- Në Veri me Mitrovicën
- Në Veriperëndim me Burimin (Istogun)
- Në Perëndim me Klinën
- Në Juglindje me Drenasin
- Dhe në Verilindje me Vushtrrinë
Nëpër Komunë kalojnë disa rrugë me karkter të rrugëve nacionale si:
- Në pjesën veriore rruga Pejë- Mitrovicë, e cila ka akse Lindje – Perëndim.
- Rruga Skënderaj- Drenas-Komoran -Prishtinë, ka aks Veri-Jug dhe është rrugë me karakter nacional
- Me karkter të rrugës regjionale është rruga Skënderaj – Klinë.
- Gjithashtu Skënderaji është i lidhur edhe me një rrugë të kategorisë së IV me qytetin e Vushtrrisë./Burimi: Wikipedia/