Ka ndërruar jetë nëna e dy dëshmorëve nga Drenica (FOTO)
BILLI·

Dje ka ndërruar jetë nëna e dëshmorëve Ilir dhe Xhemshir Nebihu. Nëna e nënës shtatzënë Rukije Nebihut të rënë në Betejën e Likoshanit dhe Çirezit me 28 shkurt 1998. Nëna heroinë Hateme Nebihu, ka pasur shumë vuajtje e dhembje se çka ka përjetuar mirëpo gjithmonë ishte krenare me gjakun e dhënë për liri dhe pavarësi.
I pikëlluar për vdekjen e saj është shprehur edhe, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës qendresë Hateme Nebihu nga Qirezi, nënës që serbet ia vranë dy djemtë (Ilirin dhe Xhemshitin) dhe gruan e djalit (Rukijen)”, ka shkruar Jashari.

Lexo edheKjo është certifikata e re që duhet ta kenë punëtorët nga e hëna, për të lëvizur lirshëm nëpër Kosovë (Dok)
Lexojeni të plotë postimin:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës qendresë Hateme Nebihu nga Qirezi, nënës që serbet ia vranë dy djemtë (Ilirin dhe Xhemshitin) dhe gruan e djalit (Rukijen).
Pavarësisht dhimbjeve e tmerrit që përjetoi ajo u bë e fortë e qëndroi në shtëpinë e saj në kujtim të djemve duke rritur e edukuar nipat e saj.
Vitin e kaluar e kemi vizituar bashkë me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku e Hoxhën e nderuar Halil Kastrati, për t’ia dhënë lajmin për blerjen e banesës për ta dhe nipat e saj jetimë.
Ngushëllime familjes e të afërmëve!
Allahu e shpërbleftë me xhehnet nënën Hateme!
















