10 vite më pare, Juventusi mori lajmin e hidhur për rënie nga kategoria superior e futbollit italian pas aferës së Calcipolit që po rezulton se është një farsë e trilluar nga Massimo Morati i Interit.
Por pas 10 vieteve Juve është rikthyer fuqishëm në krye të futbollit italian, duke fituar 5 tituj radhazi në Seria A.
Merkatoja e shkëlqyer e kësaj vere ka rezultuar shumë produktive për Juven, pasi ka blerë futbollistë të njohur duke e siguruar titullin në Seria A ende pa filluar stinori.
Me Dani Alves, Pjanic e Higuain, “Zonja e Vjetër” do ta ketë shumë të lehtë përballjen me klubet tjetra. Madje shumë ekspertë në Italia kanë thënë se Juventusi e ka shndërruar Seria A në Seria B pasi ka një skuadër shumë të fortë.
Por jo cdo herë parat dhe emrat kanë triumfuar në futboll. Mjafton të përmedin Lesterin në Angli që fitoi titullin përball gjignadëve të Premier League./Drenicapress.info/