Juventusi ka mposhtur Milanin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 28-të në Seria A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit e me golin e Benatia në minutën e 30-të, kurse Milani barazoi në minutën 43-të me Carlos Bacca.
Kur pritej që derbi më i madh në futbollin italian të mbyllet pa fitues, kështu nuk mendoi referi që akordoi penalti për Juventusin në minutën e fundit shtesë, pasi De Siglio preku topin me dorë.
Dybala ishte i saktë nga pika e bardhë, që realizoi për 2-1.
Juve kryeson me 70 pikë, kurse Milani zë vendin e shtatë me 50 pikë./Drenicapress.info/
https://www.youtube.com/watch?v=de2dUB5EGiM
https://www.youtube.com/watch?v=KJfie3PCQxk
https://www.youtube.com/watch?v=GbuRmi5MWkU